Prej fitores nga Manchester City, tek humbja me Swansea, ky është Liverpooli

23.01.2018 01:11:12

Një javë me shumë zhvillime për skuadrën e Liverpoolit.

Pas fitores historike ndaj Manchester Cityt, skuadra e Jurgen Klopp tani është mposhtur nga skuadra e fundit në renditje në Premierligë, Swansea, me rezultat 1:0.

Me lojë të vëmendshme dhe angazhim, vendasit e Swansea kanë “ulur në tokë” euforinë e Liverpoolit.

Ishte Mawson që shënoi golin e tre pikëve për Swansean, që me këtë fitore ngjallë shpresat për qëndrim në Premierligë