Prej nesër rifillon qarkullim normal i veturave në Prishtinë

01.02.2018 18:14:55

Prej nesër do të rifillojë qarkullimi normal i veturave pasi ndërpritet masa për ndalim të qarkullimit të automjeteve në Zonën Qendër.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se prej orës 18:00, të enjten, ndërpritet masa për ndalimin e qarkullimit të veturave në Zonën Qendër,  duke thënë se ajri u përmirësua, ndërpritet masa e ndalimit për qarkullim me makina.

Sipas një njoftimi nga Komuna e Prishtinës, ajri tani është më pak i ndotur dhe AQI (Indeksi i Cilësisë së Ajrit) ka rënë në vlerën 61.

“Duke e pasur parasysh këtë fakt, Komuna e Prishtinës ka marr vendim që nga ora 18:00 e ditës së sotme të ndërpritet masa për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në Zonën Qendër”, ka njoftuar komuna.

Kjo masë nisi të mërkurën në mëngjes.