Prekëse: Vajza diplomon para nënës së shtrirë në spital

20.11.2016 20:13:24

Një shkollë e mesme në Maryland, ka organizuar një ceremoni jozyrtare të diplomimit, për një nga nxënëset e kësaj shkolle, nëna e së cilës ishte e sëmurë dhe e shtrirë në spital.

Megan Sugg, tha se ceremonia në afërsi të shtratit ku nëna e saj ishte e shtrirë, ishte me të vërtetë moment i vështirë.

Por ajo pranoi se nëna e saj u ndje më mirë kur pa atë se po diplomonte nga shkolla e mesme ”Glen Burnie”. Familja Sagg, kishte kontaktuar stafin e shkollës ”Glen Burnie”, për të kërkuar të realizoj një ide të tillë, pasi mjekët kishin konfirmuar se Darlene Sugg 48 vjeçare, nëna e vajzës në fjalë, nuk do mund të jetonte aq gjatë sa të shihte atë të përfundonte diplomimin.

Darlene Sagg, ishte diagnostifikuar me kancer kolorektal kur ajo ishte 44 vjeçare dhe tragjikisht humbi jetën disa javë më vonë pasi vajza e saj jozyrtarisht organizoi diplomimin e saj në dhomën ku ajo po aplikonte terapinë.

1 2 3