Preket nga koronavirusi ministrja britanike e Shëndetësisë

11.03.2020 09:38:12

Ministrja britanike e Shëndetësisë, Nadine Dorries thotë se pas testeve të kryera, është konfirmuar pozitive me koronavirus.

Ajo tha në një deklaratë se sapo u informua ajo mori të gjitha masat e këshilluara dhe është izoluar në shtëpi.

“Autoritetet e Shëndetit Publik kanë filluar gjurmimin e detajuar të kontaktit dhe departamenti e zyra ime parlamentare po ndjekin nga afër këshillat e tyre”, deklaroi ministrja.

Ajo gjithashtu ka falënderuar autoritetet shëndetësore për ofrimin e këshillave dhe mbështetjes.