Preku me duar arbitrin, Berisha skualifikohet me 2 ndeshje

26.10.2017 17:36:47

Besart Berisha është pezulluar me 2 ndeshje nga Federata Australiane e Futbollit për shkak të kontaktit fizik që pati me gjyqtarin e ndeshjes në takimin e fundit të A-League mes Melbourne Victory dhe Adelaide United, sfidë në të cilën sulmuesi shqiptar që luan për përfaqësuesen e Kosovës realizoi dhe një gol.

Klubi i Melbourne Victory ka pranuar vendimin e Komisionit të Disiplinës në Australi ndërsa vetë Berisha ka kërkuar falje për gjestin e tij.

Në rast të përsëritjes së gjestit dënimi do të jetë dy herë më i rëndë për Berishën. Sulmuesi do të humbasë sfidat e kampionatit ndaj Central Coast Mariners dhe Western Sydney Wanderers.