Premtimet elektorale/ Kujt duhet t’i besojnë qytetarët?

07.06.2017 12:36:56

Nga Rexhep Kastrati

Tre faktorët për të matur besueshmërinë për realizimin e premtimeve elektorale

Si në çdo fushatë zgjedhore, edhe në këto zgjedhje dy koalicionet dhe një subekt politik, kanë paraqitur premtime të ndryshme, të cilat herë konsiderohen të realizueshme, herë të parealizueshme. Në këtë kontekst, duhet theksuar se për të shqyrtuar realizueshmërinë, apo parealizueshmeërinë e premtimeve, duhet pasur parasysh tre faktorë paraprakë që kanë shpërfaqur dy koalicionet dhe një subjekt politik. Në radhë të parë duhet pasur parasysh burimet njerëzore, përkatësisht profili i tyre profesional, kompetenca shkencore dhe ekspertiza, si dhe koherenca në realizim e projekteve të ndryshme.

Besueshmëria e premtimeve elektorale nga koalicioni LDK-AKR-A në raport me tre faktorët për matjen e besueshmërisë

Mbi këtë bazë, duhet thënë se koalicioni LDK-AKR-A ka përparësi të dukshme, pasi që në listën e tij të kandidatëve për kuvendarë janë 30 doktorë shkence dhe 45 magjistra shkence, që i bie rreth 70% e kandidatëve kanë grada shkencore, kurse shumica e të tjerëve kanë shkollim të lartë. Në këtë grup kandidatësh, një pjesë e të cilëve kanë qenë shumë të angazhuar edhe në legjislaturën e kaluar, por edhe në legjislatura të  tjera. Pesha e kompetencës profesionale dhe e integritetit dhe përkushtimit është vënë në dukje sidomos te ligji për “Trepçën”, meritën për të cilin, pos Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Mustafa, e ka edhe prof. dr. Muhamet Mustafa, i cili ka bërë gjithçka që ky ligj të marrë formën përfundimtare dhe të miratohet edhe në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, të cilin e kryesonte ai. Edhe reformat e shumta nl fushën fiskale, të buxhetimit dhe të menaxhimit të tij, që është bërë nga ministri Hoti, tash kandidat për kryeministër, duke bërë ndryshime pozitive, dhe duke mundësuar rritjen e buxhetit në 2 miliardë euro. Edhe në fusha të tjera, LDK ka dëshmuar se është jo vetëm promotore e reformave të rëndësishme, por edhe realizuese e tyre, në zhvillimin ekonomik, në reformën pensionale, në skemat e ndryshme sociale, në fushën e FSK-së, por edhe në angazhimet për të mbështetur shndërrimin e ekonomisë konsumuese në ekonomi prodhuese, për të mbështetur zhvillimin në bujqësi dhe në fushë të tjera me rëndësi të madhe. Pra, LDK ka dhënë argumente për të besuar se ka aftësitë dhe kompetencën profesionale, politike dhe përkushtimin për të kryer reforma, projekte dhe angazhime në të mirë të vendit dhe të qytetarëve të saj. Dhe tërë këto janë sublimuar edhe në Programin qeverisës për mandatin e ardhshëm, i cili ka në themelet e tij: zhvillimin ekonomik, punësimin, forcimin e shtetit ligjor dhe ruajtje e forcim të partneritetit me aleatët tanë strategjikë. Ky Program është i detajuar dhe është i argumentuar, prandaj edhe gjasat që të realizohet gjatë mandatit të ardshëm, janë më të mëdha dhe më bindëse. Edhe projeksionet e tilla siç është projeksioni për rritje ekonomike deri në 8% është konsideruar i tepruar, por pastaj jo që u konsderua i mundshëm, por edhe lehtësisht i realizueshëm. Edhe rritja e buxhetit në 3 miliardë, dhe i brutoprduktit në 9 miliardë, është kosnderuar i tillë, por tash koalicioni tjetër e ka premtimin kryesor të tij. Në kontekst të burimeve njerëzore, po ashtu, është vlerësuar se koalicioni LDK-AKR-A është koalicioni që në listën e kandidatëve nuk ka njerëz të inkriminuar, e që është një avantazh tjetër në raport me të tjerët.

Besueshmëria e premtimeve elektorale të koalicionit PDK-AAK-Nisma në raport me tre faktorët për matjen e besueshmërisë 

Koalicioni tjetër, që po quhet koalicioni i territ, që në këtë aspekt, pra në aspektin e inkriminimit, është koalicion që ka të tillë dhe që në fillim është pak, apo aspak i besueshëm lidhur me forcimin e shtetit ligjor, pasi që me njerëz të inkriminuar nuk mund të vendoset shteti ligjor. Në anën tjetër, ky koalicion, përkatësisht partitë që përbëjnë këtë koalicion, e që në kohë dhe rrethana të ndryshme kanë qenë në qeverisje, përkatësisht kanë drejtuar qeveritë e Kosovës nga viti 2002 e deri më 2015, kanë dëshmuar se përveçse kanë mungesë të kompetencës profesionale, përkushtimit për të forcuar shtetin ligjor, zhvillimin ekonomik etj., janë të njohura edhe për kapje të shtetit, për skandale të shumta, për mundësimin e monopoleve të ndryshme, si dhe keqmenaxhim të buxhetit të shtetit. Vendi ende po vuan pasojat e keqqeverisjes së tyre, dhe nuk lënë ndonjë shpresë se pas 13 vjet të drejtimit të qeverive të Kosovës, mund të jenë bërë tash të mirë dhe të duan të bëjnë mirë tash e tutje. Përkundrazi, ky koalicion ka dëshmuar se përballë interesave personale, grupore etj., i cenon  rëndë interesat e vendit, ashtu siç kanë bërë edhe gjatë viteve të drejtimit të qeverisjes nga ana e LDK-së dhe rkyeministrit Mustafa. Po ashtu, edhe në aspektin e premtimeve, koalicioni PDK-AAK-Nisma, përveçse është duke kopjuar ato që po paraqet koalicioni LDK-AKR-A, po paraqet edhe një formë pazari premtimsesh: në shumë raste u thotë kategorive të ndryshme profesionale se do të rrisë rrogën për 100 euro në muaj, e jo me përqindje, thotë se do t dyfishojë investimet, por pa treguar se kah do të merren paratë, dhe si do të mund të realizohen ato. Pra ka një mospërputhje ndërmjet asaj që premtojnë dhe argumentimit të mundësive për realizimin e tyre. Këto parti që janë në këtë koalicion, kanë dëshmuar se për çështje të papërgjegjshmërisë, të interesave grupore kanë dëbuar nga Kosova investitorë seriozë, si dhe kanë bërë skandale të shumta. Imazhi i këtij koalicioni është imazhi SHIK-ut, i prontopolitikës dhe i haraçpolitikës.

VV dhe çështja e premtimeve elektorale në raport me tre faktorët për matjen e besueshmërisë

VV-ja që ka dalë vetëm në këto zgjedhje, po bën një fushatë nihiliste me lojë fjalësh, dhe duke e paraqitur komunën e Prishtinës si model, dhe duke prezentuar si suksese të saj, projekte që kanë filluar në kohën e qeverisjes së LDK-së, siç është edhe projekti për 24 orë ujë në ditë. VV nuk ka paraqitur ndonjë program dhe nuk ka treguar ndonjë qartësi lidhur me ndryshimin e qasjes ideologjike të saj. VV po paraqet një profil tjetër, jo vetëm në imazh: kravata etj., por edhe në qasjen ndaj shtetit të Kosovës. Derisa më parë fyenin popullin që festa 17 shkurtin dhe kishin një qasje refuzuese ndaj institucioneve shtetërore, tash bëjnë të kundërtën. Madje edhe në aspektin e gjeopolitikës, VV është paraqitur proamerikane, pro NATO e pro BE, për dallim nga orientimi i qartë kundëramerikan dhe kundërperëndimor në përgjithësi. Në këtë kuptim është e pamundur të besohet, sepse në theëb të kësaj është mashtrimi. Edhe në kontekst të burimeve njerëzore, VV nuk ka as kapacitetet minimale për të realizuar një qeverisje të efektshme dhe pozitive. Kapaciteti i saj maksimal është ai në nivel të komunës së Prishtinës, ku edhe janë bërë horë, pasi e kanë shndërruar atë në kantier punësimi për militantë të saj nga komuna të ndryshme. Edhe në çështjen e premtimeve, VV nuk po shpërfaq asnjë nga ato që thoshte gjatë protestave, duke filluar që nga çështja e privatizimit etj. Të vetmen gjë që kanë thënë, rikthimi i KEDS-it në KEK, çështje që ligjërisht është e vështirë të bëhet, për faktin se tashmë është çështje ligjore, dhe edhe po u bë, mund të ketë pasoja të rënda nga gjykata ndrëkombëtare, ashtu siç pati simotra e saj në Tiranë, pra të dënohet me qindra milionë euro që do të duhej t’i paguante shteti, apo edhe si rasti i raportit Telekomi – Z-Mobile, që nga gjykata ndërkombëtare përfundoi me dënimin rreth 30 milionë euro.

Krejt në fund duhet thënë se në të tre faktorët: burimet njerëzore, kompetenca profesionale dhe koherenca, koalicioni LDK-AKR-A kanë epërsi në raport me të tjerët dhe janë alternativa e vetme e besueshme se mund të realizojë Programin e saj qeverisës.