15 vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit-Obama premton luftë kundër terrorizmit

11.09.2016 16:07:43

Presidenti i Amerikës me rastin e 15 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, përsëri ka premtuar se Uashingtoni do ta zhdukë terrorizmin.

Agjencia Fars e lajmeve njoftoi se presidenti amerikan Barak Obama me rastin e 15 vjetorit të sulmeve vdekjeprurëse të 11 shtatorit, përsëri tha: “Uashingtoni do ta zhduk terrorizmin”.

Obama në vazhdim duke kujtuar sulmet terroriste të kryera viteve të fundit nga ato të Bostonit deri në atë të Orlandos, tha se kërcënimet terroriste tani kanë ndryshuar. Presidenti amerikan në mënyrë jo indirekte kritikoi edhe deklaratat e Donald Trumb, kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale dhe tha se nuk mund të dorëzohemi përpara atyre të cilët synojnë të krijojnë përçarje dhe të reagohet në atë mënyrë që të shkatërrohet infrastruktura e shoqërisë.

Në Shtetet e Bashkuara të dielën shënohet 15-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, nga të cilat u vranë afro 3 mijë vetë. Sulmet më 11 shtator, gjatë së cilave terroristët e al-Kaidës i rrëmbyen katër aeroplanë komercialë, ishin sulmet terroriste më vdekjeprurëse në tokën amerikane.