“Ekipi i Alsat M ndodhet në lartësi mbidetare prej 1200 metra. Këtë që e shihni prapa meje është vetëm një pjesë e masakrës që me vite po ndodhë në Jablanicë. Banorët me të drejtë reagojnë dhe kërkojnë që institucionet e shtetit të gjejnë zgjidhje për këtë problem serioz”.
Banorët kanë frikë se mund të ndodhë rrëshqitja e dheut
Kamera e Alsat regjistroi edhe punëtorë nga Shqipëria duke punuar në pyll. Ata punë e bëjnë me mëditje prej 20 deri në 25 euro. Këtu kanë ardhur nga fshati i parë i Shqipërisë fqinje, fshati Rrajcë që është larg rreth 6 kilometra.
Drejtori i kompanisë Jablanica nga Struga, Zharko Bebekoski përmes telefonit deklaroi se në pjesën e fshatrave Frangovë, Ladorishtë dhe zonave tjera, viteve të fundit ka dukuri masovike të vjedhjes së druve dhe se në këtë pjesë ndërmarrja e pyjeve nuk ka punuar 10 vitet e fundit.