Presheva kërkon nga kryeministri Haradinaj hapjen e Konsullatës së Republikës së Kosovës

14.09.2017 21:26:08

Ardhja e Ramush Haradinajt në krye të Qeverisë së Kosovës, padyshim se ka gëzuar dhe është mirëpritur nga lidershipi dhe popullata shqiptare edhe në Luginën e Preshevës.

Jonuz Musliu, kryetar i Lugines se Preshevës , nëherit drejtues i KKSH-së, ne një intervistë për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” ka thënë se është koha e fundit qe  institucionet e Kosovës të kenë qasje më serioze me shqiptaret etnik në Medvegjkë, Bujanoc dhe Preshevë.

Presheva ka sytë kah Haradinaj, me shpresë se do të jetë i vetmi kryeminister që do të realizojë kërkesat e shqiptareve nga Lugina për çështjen e librave dhe diplomave.

“Ishte momenti dhe koha për ndryshime në Kosovë. Populli priste diçka të re. Kur Zvicra ndërron presidentët apo qeverinë për çdo vjet, prej nga Kosova ta ketë këtë standard të ketë një pushtet të përjetshëm si në kohën e ish-Jugosllavisë. Mbesim me shpresë se qeveria e re e Kosovës do të reflektojë pozitivisht edhe në avancimin e proceseve dhe realizimin e të drejtave tona kombëtare në Kosovën Lindore”, ka deklaruar Musliu për Agjencinë e Lajmeve “Presheva Jonë”.

“Shqiptaret, sidomos ne nga Lugina e Preshevës kemi mirëpritur zgjedhjen e zotit Haradinajt për kryeministër. Hiç kontributin e tij për çlirim para lufte dhe për demokraci pas lufte, Haradinaj ishte kryeministri i parë që u interesua të këmbente përfaqësitë e Kosovës me Luginën. Kur Serbia ka ministrinë e vet për minoritete në Kosovë, pse edhe Lugina të mos e ketë një ministër të vetin në Kosovë. Prandaj, ne kërkojmë nga kryeministri i ri i Kosovës zoti Haradinaj, që edhe Lugina e Preshevës në të ardhmen të ketë ndonjë ministri apo konsultën e vete ne Luginë, në Preshevë.. ”, ka pohuar Musliu.

Jam i bindur thellë se kontributi i kryeministrit Hradinaj, do të jetë edhe më i madh ndaj Luginës së Preshevës, i cili është njëri nga personalitetet e shquara politike e institucionale, që më së shumti i ka kontribuar Luginës ne forma te ndryshme dhe është lideri më i informuari për gjendjen e vështirë të shqiptarëve të këtij rajoni, ka thënë z.Musliu duke shtuar se  “Haradinaj është një copë e Kosovës Lindore i cili luftoi edhe ne trojet tona ne Luginë. Kur ai ishte në gjendje t’i ndihmojë Luginës ne luftë, sigurisht tash roli i tij ne paqe do të jetë edhe më i madh”

“Presheva ka sytë kah Haradinaj, me shprese se do te jete i vetmi kryeministër qe do te realizoje kërkesat e shqiptareve nga Lugina. Sipas Musliut mbetemi me shprese se kryeministrit Haradinaj do te hape zyrën, përfaqësinë e Luginës në Kosovë, do te na sjelle tekstet e jo fjalë e premtime te kota sikur deri me tash nga ministrat e kryeministra e mëhershme me mungesën e librave dhe diplomave..Nga Qeveria kosovare kërkojmë jo vetme hapjen e një konsullate ne Bujanoc, por edhe mbështetje financiare hiq me shume se sa qeveria e Serbise per serbet e Kosovës.”  ka thënë në fund Jonuz Musliu, kryetar i KKSH.