Presidenca: Do të mbahet takimi i Thaçit me opozitën për reformën zgjedhore

04.11.2016 09:49:09

Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi në një prononcim për Telegrafin tha se do të mbahet takimi i presidentit me përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar rreth reformës zgjedhore.

Ky takim do të zhvillohet në zyrën e presidentin, në orën 10:00.

Megjithatë, partitë opozitare kanë paralajmëruar se do ta refuzojnë këtë ftesë, pasi sipas tyre nuk është koha të bisedohet për reformë zgjedhore, por për mbajtjen e zgjedhjeve.