Presidenca tregon se kur Thaçi thërret seancën konstituive

14.07.2017 13:56:08
Këshilltari politik për media i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka thënë për RTV21 se Presidenti Thaçi në javën e ardhshme do ta thërras seancën konstituive të Kuvendit dhe se ftesa për këtë seancë mund të bëhet më së largu të hënën.
Këto komente të Behramajt erdhën pas takimit të djeshëm të Presidentit, Hashim Thaçi me të nominuarin për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj.

Haradinaj pas takimit më Thaçin deklaroi se është i interesuar që qeveria të formohet sa më shpejt dhe të mos humbet kohë  më shumë.