President, Kosova ka nevojë për Frymën e vërtetë të Lirisë, të Pavarësisë, të Demokracisë!

Nga Rexhep Kastrati

President, Kosovën na e fëlliqën injorantët, të pabesët, tradhtarët, hipokritët, kriminelët, intirgantët, sabotatorët, hafijet, faqezinjtë!

President, Kosova është bërë lesh e li ku Serbia rrëzon dhe mban Qeveri, ku Serbia ka të fuqishme veglat e saj që po bëjnë zi e më zi!

Prandaj, President, Kosova ka nevojë për Fjalën tënde, ka nevojë për Buzëqeshjen tënde, ka nevojë për Hapat e tu!

President, Kosova ka nevojë për Madhështinë tënde, ka nevojë për Dinjitetin tënd, ka nevojë për Frymëzimin tënd!

President, Kosova ka nevojë për Besën tënde, ka nevojë për Intelektualizimin tënd, ka nevojë për Respektin që ti kishe për miqtë dhe aleatët!

President, Kosova ka nevojë për Liderin që nuk po e gjen dot, ka nevojë për Udhëheqësin që udhëheqë me përkushtim, ka nevojë për Prijësin që prin drejt sukseseve dhe bashkimit!

President, Kosova ka nevojë për Shpirtin që i dha shpirt proceseve më të rënda dhe më të rëndësishme, ka nevojë për Frymën e vërtetë të Lirisë, të Pavarësisë, të Demokracisë!