President, kozmopolizmi ( i Juaj) me nacionalizmin (e Isa Boletinit) janë dy botëra të kundërta!

23.01.2019 18:54:23

1. Presidenti me këtë prononcim të sotit, duket që më shumë është i interesuar ta mbaj gjallē opinionin dhe sidomos klimen e koncesioneve (“korigjimit”- lexo, copētimin e Kosovës) të reja ndaj Serbisë, se sa ta afërsoj, vetën e tij (tërësisht kozmopolite) me heroin e nacionalistin e bekuar Isa Boletini!?

2. Them kështu, edhe për shkak se; në kohën tonē bashkimi kombëtar, nuk bëhet me “o ruk burra”, e me apele dixhitale nga mediet sociale, por, me Projekte konkrete (që me Kushtetutë, nuk janë fare në kompetencat folklorike të Presidentit) të natyrës; ekonomike, politike, sidomos sosh kulturore.

3. Si i tillë, edhe ky prononcim i Presidentit tonë (njërit ndër “kalorësit” e trojkes Vuçiq&Rama) mbetet vetëm si njē llloj ritentimi e ritestimi, që ta fut Kosovën bashkē me (Edi Ramën) Shqipërinë, në lojēn djallëzore (të humbjes së teritorrit shtesë; alias “korigjimit”, që i bie diku mbi 25%) dhe të pakrye, nē negociatat me Serbinë..