President Rugova, Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës!

14.12.2018 12:16:57

Nga Qibrije Hoxha

Kolonel Ahmet Krasniqi, Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës!
Ushtria e Kosovës, Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, në Kosovën e Pavarur po fillon të bëhet realitet.
Shpëtimtarët e shqiptarëve, miqët e shqiptarëve Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e realizojnë ëndrrën dhe angazhimin tuaj për ushtrinë e Kosovës.
Për edukimin ushtarak të vajzave dhe djemve më të mirë të Kosovës u përkujdesën miqët dhe aleatët e përjetshëm të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nesër presim që deputetët e Kuvendit të Kosovës ta votojnë ligjin për shëndrrimin e FSK-së në Ushtrinë e Kosovës me anë të cilit FSK-ja merr kompetencat e Ushtrisë.

Tani për tani FSK – herën tjetër FARK ashtu siç ishte me

Pushoni të qetë Komandant Suprem i FARK-ut, President Rugova dhe Ministër Kolonel Ahmet Krasniqi – është rrugë e gjatë, kemi ende shumë sfida por Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtrinë e Kosovës po e bëjnë ashtu si deshtët dhe për atë që punuat shumë ju – ushtri e NATOs!

URIME!

Fotografia e Qibrije Hoxha
Fotografia e Qibrije Hoxha