Presidenti grek thirrje Shqipërisë: Hiqni dorë, çamët ishin kriminelë

07.03.2019 20:51:23

Presidenti grek Prokopis Pavlopoulos ka kërkuar nga Shqipëria që të respektojë minoritetin grek dhe të heqë dorë nga pretendimet për çamët.

Gjatë vizitës në Malin e Zi, Pavlopulos tha se Athina nuk është kundër integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por për Greqinë minoriteti dhe heqja dorë nga pretendimi për çamët janë pengesë e pakapërcyeshme.

“Greqia nuk është kundër perspektivës europiane të Shqipërisë. Por sjellje të tilla si ato kundër minoritetit etnik grek janë një pengesë e pakapërcyeshme për rrjedhën e qetë evropiane të Shqipërisë.

Një tjetër pengesë lidhet me çdo pretendim për të drejta të të ashtuquajturve çamë shqiptarë, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të pamëshirshëm të nazistëve, siç e ka vërtetuar historia.”