Presidenti Hashim Thaqi shkruan mesazh në ”Librin e kujtimeve” për Ataturkun

30.12.2016 14:03:57

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Turqi ka vendosur kurore me lule në Mauzoleun e Ataturkut, ku ka shkruar edhe një mesazh në librin e kujtimeve.

Për Mustafa Kemal Ataürkun, presidenti Thaçi ka shkruar se ishte një lider i rrallë, i cili diti ta udhëheq popullin e tij në luftë dhe në paqe.

“Të rrallë janë liderët që ditën të udhëheqin në luftë dhe në paqe sikur që ishte Mustafa Kemal Ataürk. Ai udhëhoqi ndërtimin e shtetit dhe kombit, që u bënë ballë kohës dhe historisë. Vizioni i tij sot është po aq aktual si edhe para një shekulli.”, ka shkruar Thaçi në librin e kujtimeve për Ataturkun.