Presidenti i Brazilit Bolsonaro rezulton pozitiv me koronavirus

13.03.2020 17:59:28

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, rezultoi pozitiv me koronavirus. I pyetur nga mediat më herët, ai e quajti këtë pandemi një fantazi, ndërkohë që pak ditë më parë u takua, e madje konsumoi drekë edhe me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Kreu i shtetit brazilian ua shfaq me një maskë këtë mëngjes, ndërkohë që nuk u largua nga “Palácio da Alvorada”, rezidenca zyrtare, raportojnë mediat bazilaine.

Bolsonaro u takua të shtunën e shkuar me presidentin Trump në SHBA, në resorin e këtij të fundit, Mar-a-Lago në Miami.

Për shkak të koronavirusit, në Brazil kanë humbur jetën deri më tani 34 persona.

Ndërkohë në “Shtëpinë e Bardhë” shtohet shqetësimi se i prekur nga koronavirusi mund të jetë edhe Trump, me këtë të fundit që së fundmi nuk është shfaqur i shqetësuar nga pandemia.