Presidenti i Kosovës,sot shkon në Turqi të takohet me Erdoganin

28.12.2016 09:50:16

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot do të udhëtojë për në Turqi ku do të pritet nga homologu i tij Recep Tayyip Erdogan, njofton Klan Kosova.

Këshilltari i Thaçit , Ardian Arifaj, që ka thënë se ashtu siç është paralajmëruar  sot presidenti do të merr rrugë drejt shtetit turk për të zhvilluar një vizitë bilaterale.

“Është vizitë e njëjtë sikur me çdo vizitë tjerr bilaterale”.

“Kjo vizitë është përgatitur tash e gjashtë muaj”, ka thënë Arifaj.

Kurse për temat që mund të debatohen gjatë kësaj vizite, Arifaj nuk ka specifikuar duke thënë se janë ato që diskutohen në çdo takim bilateral mes liderësh.