‘Presidenti i Serbisë është i gatshëm të heqë dorë nga Kosova’

08.02.2018 15:24:42

Partia Demokratike e Serbisë ka thënë se Strategjia e re për zgjerimin e BE-së e ka qartësuar edhe më shumë se Serbia nuk mund të integrohet në BE pa e njohur pavarësinë e Kosovës.

Në Strategjinë e Komisionit Evropian shkruan se arritja e marrëveshjes me Kosovën është shumë urgjente, përkatësisht është e qartë se kushti për hyrje në BE është njohja e pavarësisë së Kosovës si marrëveshja për kufizim e kufij me të, thotë kumtesa e kësaj partie që e transmetojnë medie të Beogradit.

Në fund të kumtesës theksohet se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shfaqur gatishmërinë që të heqë dorë nga Kosova.