Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani: Ja çfarë bisedova me shefin e CIA-s

07.12.2016 23:13:53

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, i cili nuk e ka fshehur ambicien për një mandat të dytë në krye të shtetit, është i ftuar në studion e Tonight Ilva Tare, në një intervistë për të gjithë përvojën e tij 5 vjeçare në krye të shtetit.

Tare: Bilanci i mandatit të parë në kërkim të mandatit të dytë.  Një mandat i dytë, një rikthim në polikë?

Nishani: Kjo nuk duhet parë si artikulim i një qëndrimi të veçantë. Nuk e kam konsideruar asnjëherë si konflikt qëndrimet institucionale. Natyrisht mos përputhshmëria e qëndrimeve të Qeverisë apo Parlamentit, kjo nuk do të thotë se ka konflikt. Prandaj janë institucionet e ndara. Presidenti jo domosdoshmërish mund të niset nga ideja e të pasurit të konfliktit, por në reagim e qëndrimeve që ka institucioni në raport me çështjet. Unë jam edhe disa muaj në detyrë. Besoj se do të jenë interesantë. Janë zgjedhjet dhe duhet të monitorojmë procesin zgjedhor dhe të urojmë fituesit. Presidenti ka një rol të rëndësishëm monitorues.

Takimi me shefin e CIA-s në Tiranë

Tare: Jeni takuar me shefin e CIA-s. Për çfarë diskutuat?

Nishani: Ishte takim shumë i rëndësishëm dhe miqësor. Ishte hera e parë që takoja një personalitet kaq të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për sa i takon proceseve që lidhen me garantimin e sigurisë. Shqipëria është angazhuar në ruajtjen e stabilitetit rajonal, ku Shqipëria ka rol të rëndësishëm, çka edhe në takimin e sotëm morëm vlerësime të veçanta dhe në sfidat që janë evidente që ka të bëjë me grupet terroriste. Shqipëria ka qenë e prekur nga fenomeni i luftëtarëve të huaj. Vizita e drejtorit të CIA-s, ishte një tregues i fortë dhe sinjal i fortë i partneritetit të ngushtë dhe të bashkëpunimit që ka Shqipëria me SHBA për ruajtjen e sigurisë dhe paqes dhe ruajtjen e demokracisë,