Presidenti i tmerruar!

24.05.2019 22:53:31

Nga Enver Zhinipotoku

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, flet për aferën e fajdeve ku përmenden dy bashkëpartiakë dhe dhe dy bashkëpunëtorë të ngushtë të tij, Xhavit Haliti dhe Kadri Veseli. Për këtë të fundit tha se e njeh mirë dhe është i pastër, por nuk dihet si ka mundur të përfshihet në këtë “maskarallëk”, siç e quajti aferën.
Pastaj Presidenti tha se ndihet “i tmerruar!”
Shumë drejt keni thënë President, se ashtu duhet të ndiheni, nëse jeni i sinqertë. Por, si president, me ato që ndodhin çdo ditë në Kosovë, duhet të ndiheni jo vetëm të tmerruar, por nuk do të duhej as tu zë gjumi, nëse jetoni me hallet e qytetarëve dhe shqetësoheni me atë që bashkëpunëtorët dhe bashkëpartiakët i sjellin këtij vendi!!!
Vetëm po u përmend, se e di që ju, nuk keni aso vetëdije, as kombëtare, as shtetërore sikur Kryeministrja britanike Tereza May, e cila për një premtim që i kishte bërë popullit të saj për Brexitin, meqë nuk e realizoi ashtu sikur që premtoi, sot paralajmëroi tërheqjen nga funksioni që mbanë më 7 qershor. Po të kishit vetëm një dell të kësaj vetëdijeje, besoni ky popull do të ishte mburrur me ju!
Por ju ende pa e ditur për çka bëhet fjalë në video për mikun e juaj që i merrë paratë, pa asnjë hetim të këtij rasti e ” e lani me sapun pushtetor” bashkëpartiakun dhe bashkëmendimtarin tuaj.
Prandaj me atë që bëni, nuk mund të themi se dispononi një moral minimal, as qytetar, e shumë më pak pushtetar!