Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dekretojë Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Pecin

15.09.2017 14:09:54

Në betimin solemn para presidentit Thaçi, kryetari Peci, është zotuar se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe do të ushtrojë funksionin e kryetarit me nder, përgjegjësi dhe paanshmëri, duke respektuar ligjet dhe etikën profesionale.

Thaçi e ka uruar Kryetarin e Gjykatës Supreme për detyrën e re dhe i ofroj atij përkrahje institucionale.