Presidenti i zhgënjyer nga e bija/ Donald Trump dëshironte që Ivanka të martohej me futbollistin e njohur

03.10.2019 19:06:05

Ivanka Trump është këshilltarja e lartë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përveçse vajza e tij dhe burri i saj Jared Kushner është një këshilltar i lartë për planifikimin strategjik.

Ndërsa Presidenti i ka dhënë Jared një nga punët më me ndikim në botë, ai dukej se ishte shumë i zhgënjyer kur Ivanka u martua me të.

Trump e ka përmendur disa herë se do të preferonte që e bija të martohej me mbrojtësin skuadrës New England Patriots, të Ligës Kombëtare të Futbollit. Sipas një libri të vitit 2016 zbulohet se Trump i thoshte gjithmonë të bijës: “Pse nuk martohesh me Tom Bradly, e ke parë sa i suksesshëm është”. Ndaj Martesa e Ivankës me Kushner ishte edhe një zhgënjim i madh për miliarderin sot njeriu më i pushtetshëm në botë.