Presidenti Ilir Meta dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit të NATO-s

05.12.2017 16:38:58

Ambasadorit shqiptar në NATO Leonard Demi i ka mbaruar mandati dhe lirimin e tij nga detyra e ka dekretuar edhe Presidenti Ilir Meta.

Por vendi i tij mbeti vakant, sepse Meta ende nuk e ka dhënë një përgjigje për propozimin e kryeministrit Rama për emërimin e Visho Ajazit në këtë post.

Në faqen zyrtare të presidencës momentalisht nuk ka asnjë njoftim tjetër se kush do ta zëvendësojë vendin e lënë bosh.

Ndërkohë më 13 nentor 2017 kryeministri propozoi ish kreun e SHISH, Visho Ajazi për ambasador pranë Aleancës së Atlantikut të Veriut me seli në Bruksel.

Me interes pritet se cila do të jetë vendimmarrja e Kreut të Shtetit Ilr Meta mbi këtë propozim, nëse do ta dekretojë ose jo ai Visho Ajazi Likën. Kjo vendimmarrje mund të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet e dorëheqjes së Visho Ajazi Likës.

Ndërkohë po sot presidenti i dha sot Visho Ajazit medaljen “Dekoraten e Artë e Shqiponjës”

Leonard Demi u emërua rreth 4 vite më parë nga ish Presidenti Bujar Nishani, me propozim të kryeministrit Edi Rama.