Presidenti, Macron emëron kryeministrin e ri të Francës

15.05.2017 14:52:11
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka emëruar kryeministër Edouard Philippe.

Philippe, 46-vjeçar, është kryetar i qytetit Le Havre. Ai është anëtarë i Partisë Republikane.

Zgjedhja e Philippe në postin e kryeminsitrit, shihet si përpjekje e Macron për të tërhequr figurat kyçe nga partitë e djathta dhe të majta të Francës.

Macron sot ka nisur punën e tij si president. Ai gjatë ditës pritet të takohet në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me synimin që të forcojë raportet mes dyja shteteve.

Macron mposhti në zgjedhjet presidenciale të 7 majit kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen.