Presidenti Meta….mes Heroit te shqiptareve dhe …Shpetimtarit te Rames…

09.06.2019 19:08:25

Lume artikujsh , postimesh e komentesh ne shtyp radio-tv e rjetet sociale pas vendimit te djeshem te Presidentit Ilir Meta per te anulluar zgjedhjet e priteshme vendore te 30 qershorit anuncuar me nje vendosmeri e kokefortesi unikale prej kryeministrit horr te vendit Rama…

Disa e bejne Meten hero duke shtuar se i beri nje sherbim te madh Atdheut te tij, se shmangu luften civile, se u tregua burre shteti e ne lartesine e detyres etj etj…

Disa te tjere me vete Ramen ne krye e cilesojne burracak, vegel e Saliut dhe Bashes nje nga shkaktaret e acarimit te krizes politike, pale me protestuesit e deri tek zv.ministri i mbrojtjes komunisti fanatik Petro Koci qe ”ka guximin” ta sulmoje hapur Komandantin e Forcave te Armatosura te Shqiperise …pa folur per Avokatin e pjerdhur nga trute e kokes Ngjele – Ngjalen qe vendimin e Metes e quan Nul….

Ne kendveshtrimin e llogjiken time…

Se pari…Meta nga njera ane beri mire qe i anulloi zgjedhjet e 30 qeshorit per te cilat jo me kot e jo pa qellime te para caktuara mire ne seline mavi te PS-Rilindjes …Rama e te tijte ngulin kembe si Mushka qe ato te zhvillohen edhe pse njepartiake, pa opoziten e ne nje situate te tille te tensionuar ne ekstrem ku gjysma e shqiptareve ka muaj te tere qe eshte ne shesh e ne protesta masive kunder banditit Rama e qeverise se tij te korruptuar e kriminale…

Por nga ana tjeter druaj se me vendimin e tij eshte po vete Meta qe i ka bere ”si pa dashje”…nje sherbim te jashtezakonshem vete Rames duke i derguar kesisoj Parashuten e shpetimit te cilen ai vete aq shume e priste e po aq pak besonte se do t’ja jepte pikerisht ne momentet me kritike te karieres e pse jo edhe te vete jetes se tij…pikerisht ”kundershtari” apo me sakte mik -armiku i tij por edhe i zgjedhuri prej tij …Presidenti Meta…

Pra ne nje kohe qe Rama i kishte oret e numeruara sepse protestat nga poshte zyres mund ti ngjiteshin pa diskutim deri ne Sarajet e veta ne Surrel…,del Meta e i thote ..na Komardaren meqenese nuk di Not….shpeto, dil ne breg e me pas mendo e vendos vete se cfare do besh se une per vete te dhashe goxha kohe qe te shpetosh koken e lekuren tende …

…Rama ben sikur se pelqen vendimin e Metes ndaj dhe hedh vickla …por i eshte borxhli ne vet-vehte sa me s’ka…e natyrisht qe nuk eshte aq budalla sa t’ja shprehe mirenjohjen e tij Burrit te Filxhaneshkes kaq hapur e publikisht sepse do te vihej ne siklet nga idhataret , besniket e fanatiket e Partise se tij…qe shohin tek ai gati-gati nje Mehmet Shehu te dyte por ne kohe te tjera e pa shume trimeri njerezore ne mes… por me te njejtin nivel kriminaliteti si i mallakstriotit ne fjale…

Protestuesit …e brohoriten vendimin e Metes…natyrisht …pasi ne plan te pare ju erdhi mire e pas fijes sepse nje nga qellimet e kerkesat e tyre e te vete opozites ne sheshe e mitingje protestash disa mujore eshte pikerisht edhe anullimi i zgjedhjeve te 30 qershorit te cilat i do aq fort Rama per te vazhduar mbreterimin e tij absolut neo-diktatorial… por se edhe vete opozites i lipset ende edhe pak kohe me shume per ta derrmuar Ramen krejtesisht e per ta shpartalluar qeverisjen e tij perfundimisht…

Ndaj them qe Meta beri mire qe e ndali disi yryshin e koke -derresine e Rames …por a e ka seriozisht e sinqerisht dhe a ka force ta coje deri ne fund vendimin e tij…sepse nga e thena ne te bere ….shkon ne mes nje Det i tere….thote populli.

Por…une vete pak i ze bese Metes dhe shume pak besoj ne sinqeritetin e tij e pothuajse aspak ne dashurine e tij ndaj Shqiperise te cilen per vite me radhe ai e shoket e tij te kesaj kaste e gjenerate politike te pas 90 e ne vazhdim e vodhen, e shiten, e perdhosen, e cuan ne zjarr e ne flake, e grabiten me c’te mundnin, e percane , i detyruan shqiptaret te marrin arratine prej Dheut te tyre… vune Partine mbi Shqiperine etj etj

Sepse ishte e eshte po ky Meta qe deri dje akuzohej per vjedhjen e grabitjen e Floririt te Kerrabes…ishte e eshte po ky Meta qe ka nje Vile superluksoze me 13 WC…ne Lalez por edhe shume shtepi e apartamentre komode sa tek Blloku e deri ne Lunder e Sarande…etj etj …pa diskutuar shkollimin e femijeve te tij ne Londer , pa ju rikthyer skandalit me D.Priftin…teksa vete Presidenti i sotem e shqiptarve u kap me presh ne duar me ze e figure ne nje prej skandaleve te tij te shumta korruptive….etj..

Eshte po ky Meta qe here u be me Nanon e here me Saliun…here me Majkon e here me Ramen duke prishur jo vetem ekuilibret politike te vendit por me keq akoma duke u bere pale gjithmone me te keqen me te madhe te shqiptareve …politikanet qeverises bastarde te vendit te tyre…e duke qene ne cdo lloj qeverie e pushteti pjese e rendesishme fitimprurese politiko-financiare e kazaneve dhe tepsive te plitikes bandito-kriminale antishqiptare…

Edhe une do ta pershendesja sinqerisht vendimin e Metes per anullimin e zgjedhjeve aq te deshiruara te Rames me skenarin e tij kobzi monist … por ne rethana krejtesisht te ndryshme e jo nga nje person si Meta qe ka mbi supe aq shume kusure, faje, gjynahe e mekate ndaj Shqiperise e shqiptareve …

Ndaj shqiptaret e mij te mire hapni syte e mos u beni kaq naive…nje loje e keqe, e ndyre dhe e piset druaj se po vazhdon te luhet mbi fatin tuaj e te vendit tuaj…ku matrapazet e xhambazet politike qe ti ende nuk po i qerron e i zhduk nga aty ku jane kerkojne te vazhdojne gjate lojen e Miq-Armiqve mes njeri tjetrit e ju pelqen te etiketohen njehere Heronj e Shpetimtare e ”me buze te rudhura e ball te vrenjtur” pranojne qe kundershtaret e radhes le ti quajne ca here edhe tradhetare apo burra te keqinj…

Ndaj druaj se edhe ky vendimi i fundit i Metes qe aq shume po komentohet e aq shume u brohorit ne shesh nga protestuesit .mund te jete apo mund te kete fat te ngjashem me vendimet e tija te mepareshme mbi Teatrin, mbi Buxhetin e shtetit, mbi emerimin e Ministrit te Jashtem Caka…ate te Shefit te madh te SHISH-it …te mos shkarkimit te Rektorit Koni…etj etj…ku Rama e Deputetet e tij te Shijak-Durresit me shoke e shoqe do t’ja hedhin ne koshin e plehrave….. vendimi i tij do te kete te njejtin fat e do te hidhet ne koshin e plehrave po me te njejtin stil mafioz e qeverises te neo-diktatorit Rama…

Por kujdes …se nje veprim i tille mund ti kushtoje Rames shume shtrenjte pasi de facto e de jure …ai kryen hapur nje akt te pa precedent e anti-konsitucional..e anti – kushtetues e c’ka ne shqip do te thote kryen me koshience te plote nje Grusht Shteti te mirefillte …per ti hapur rruge e sanksionuar vetes pushtetin tipik neo-diktatorial…

….Perpos qe vete Meta do te heshte e do te vazhdoje punen e tij ne te njejten zyre te pakten edhe per nja dy vjet te tjere akoma…duke shperndare dekorata, medalje, tituj e ndere kombi…per kedo qe i del perpara …e nderkohe qe Rama e di fort mire dhe e ka te sigurte qe te Tijte…mishin ja hane por kocken gjithmone ja ruajne…

Ndaj mos genjeje mendja ndokend qe Rama mund te mbledhe e te bleje a manipuloje votat ne Parlamentin e tij bazhibozuk e ta shkarkoje Meten nga posti i Presidentit….sepse akoma te dy miqte – armiqte i duhen goxha njeri tjetrit te pakten edhe per aq kohe sa te shpetojne kokat e familjet e tyre e per aq kohe sa te shpetojne e sigurojne mire jashte Shqiperie …gjithe ci kane vjedhur e grabitur atij vendi e atij populli per vite me radhe….

A.R.DOSTI