Presidenti Meta nuk ndalet, Shqipëria nuk do jetë lavatriçe e pastrimit të parave

22.02.2020 09:48:12

Kur duhen edhe 10 ditë nga 2 marsi, Presidenti Meta ka postuar një tjetër mesazh në rrjetin social Facebook. Duke iu referuar një artikulli të botuar në “Monitor” për përfshirjen e Shqipërisë në listën gri të pastrimit të parave, Meta shkruan: Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim.

Nisur nga ky fakt, por mbi të gjitha për atë që kreu i shtetit e quan “grusht shteti” bën sërish thirrje: “Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin.

Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare. Bashkë për Kushtetutën! Bashkë për Shqipërinë! – shkruan ai.