Presidenti Nishani: Helmimi i simpatizantëve të PD-së, ngjarje e rëndë

29.05.2017 19:49:12

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani e ka cilësuar si ngjarje tepër të rëndë helmimin e simpatizantëve të PD-së në mitingun e së shtunës.

 

Ai tha në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se është në kontakt me autoritetet për zbulimin e të vërtetës dhe është i shqetësuar nga ajo që ndodhi.

 “Jam në kontakt me autoritetet dhe pres me interes përfundimin e hetimeve. Ngjarja ishte tepër e rëndë”, tha Nishani.

Ai vlerësoi paktin Rama-Meta dhe foli edhe për të ardhmen e tij pas mandatit të Presidentit.

“Do të kem kohë mjaftueshëm pas 24 korrikut për të bërë analistin, opinionistin, aktivistin”, tha Nishani duke treguar se ende nuk kishte vendosur asgjë.