Presidenti Nishani viziton sot Kosovën me ftesë të Thaçit

11.05.2017 11:54:55

Presidenti Bujar Nishani do të vizitojë sot Kosovën, me ftesë të homologut të tij Hashim Thaçi.

Mësohet se ai do të takohet edhe me udhëheqës të tjerë të institucioneve si dhe të partive politike në vend.

Bujar Nishani gjatë ditës do të pritet edhe nga kryeministri në detyrë, Isa Mustafa.

Të premten, në Asamblenë Komunale të Drenasit, mbahet ceremonia e seancës solemne, ku presidenti Nishani do të shpallet “Qytetar nderi i Komunës së Drenasit”.