Presidenti po na përçan”, Trump fyen yllin e NBA Lebron James

04.08.2018 18:43:50

Pasi iu “përvesh” mediave duke i akuzuar se prodhojnë lajme të rreme, Donald Trump ka bërë një tjetër “armik”. Këtë herë Presidenti i SHBA-ve nuk është kursyer në ironi dhe tallje ndaj lojtarit të basketbollit të SHBA Lebron James dhe madje e injoroi atë duke thënë se i preferuari i tij është Michael Jordan.

Postimi ofendues i Trump në Twitter erdhi pasi ylli i LA Lakers akuzoi Presidentin për mesazhe përçarëse në një intervistë për CNN.

Në intervistën e tij me Don Lemon, James tha se sporti i kishte ofruar atij mundësinë për të takuar njerëz me prejardhje dhe raca të ndryshme, duke shtuar: “Sporti nuk ka qenë kurrë diçka që ndan njerëzit. Gjithmonë ka qenë diçka që i bashkon ata”.

“Ai [Z. Trump] po na ndan dhe ajo që kam vënë re gjatë muajve të fundit është se ai e ka përdorur sportin për të na ndarë dhe kjo është diçka që nuk mund ta pranoj, sepse e di se prej sportit unë arrita të afrohem me ishte një njeri të bardhë”, tha James.

Trump u përgjigj duke thënë: “Lebron James u intervistua nga njeriu më i ndrojtur në televizion, Don Lemon. Ai e bëri Lebron të duket i zgjuar, gjë që nuk është e lehtë për tu bërë”.

Presidenti nënkuptoi se preferonte yllin e basketbollit Michael Jordan, ndoshta një referencë në debatin nëse Jordan ose James ishin lojtari më i mirë.

Trump ka marrë një qëndrim të ashpër mbi debatin e vazhdueshëm mbi lojtarët e Ligës Kombëtare të Futbollit (NFL) të cilët refuzojnë të respektojnë himnin kombëtar në shenjë proteste kundër padrejtësive racore dhe brutalitetit të policisë.