Presidenti Rugova: Bashkimi kombëtar – ide udhëheqëse e shqiptarëve

28.11.2017 13:04:53

Dr. Ibrahim Rugova

PYETJE: Eshte e njohur se synimi shekullor I Shqiptareve ka qene dhe mbetet bashkimi. Cfare duhet te bejne Shqiptaret per te bindur Europen dhe Boten qe njehere e pergjithmone te realizohet bashkimi I tyre ne kuader te Europes?

PRESIDENTI: Është shumë normale dhe e natyrshmë që Shqiptaret, si të gjithë popujt e tjere, të jenë të bashkuar, të jetojne në një shtet, në një bashkësi POLITIKE , Sidomos është normale për ne Shqiptaret që jemi të ndare në dysh, kur gjysma e popullsise është këndej e gjysma andej, kam thënë edhe më heret, ky është një proces për të cilin duhet të punojmë.

A do të realizohet shpejt apo ngadale, do të jemi gjallë, Shqiptaret si çellim e kanë pasur dhe do ta kenë bashkimin, sa do që në kohen e dominimit Komunist u ç’rregullua kjo ide, ndersa tash e tutje ajo do të jetë si ide udheheqese e Shqiptareve, Por në ketë planë duhet të punohet më mençuri.

Bashkimi më force, më dhune, veshtire tolerohet sot nga Europa, Por tash për tash, të mëndojme dhe ta bejmë integrimin në kuader te Europes. Një here për një here, duhet te njihemi, te shihemi, e pastaj ti realizojmë kerkesat tona, edhe pse na eëhtë thënë se në të dy anet e kufirit, kemi edhe pikepamje te kunderta ideologjike.

Por, këto ishin vetem shpifje e gënjeshtra qe iu doli boja, sepse nuk është e mundur që një popull të kete dy ideologji, më një fjale Shqiptaret duhet të bëjne përpjekje që të ndihen të lire ne te gjitha hapesirat Shqiptare, duhet të punojne vazhdimisht per zgjidhjen e tyre Kombëtare.

Kjo do të jetë e realizueshme, por duhet të jemi modest, të punojmë vazhdimisht, hap pas hapi ti realizojme çellimet tone, të bëhet bashkimi konkret, e jo më fraza të thata.

Sot për sot është aktuale ideja e integrimit europian. Nga ky integrim me lehte do të arrijme kete qe e sunojme, Te punojme në kete drejtim pa shpallje e deklarata.

Çeshtja e bashkimit duhet të jetë temë e shkences, Shkenca vazhdimisht le ta elaboroj ketë në mënyre që politikes ti krijohet mundësi më e madhe, Të ndahen disa gjera dhe ta ndihmojnë njëra tjetrën, sepse ne për fatë të keq, ketë çeshtje nuk e kemi pasur as temë të shkences, bile mund të thuhet as andej, as kendej. As akdemite, as institutet, as Universitetet nuk e kanë trajtuar në mase të duhur ketë çeshtje, Prandaj ky është problem shume i madhë dhë mirë që është shfaqurë dhë po flitet rreth kesaj ideje. Natyrisht, në politike mund të perdoret edhe si presion ë manovrave më të gjëra rreth realizimit të kërkesave të Shqiptareve.

Është e njohur se në politike nisen gjëra të vogla, e perfundojne të mëdha, dhe është mjeshtëri që gjerat e vogla ti bësh të medha. Ne do të punojmë në ketë planë, dhe është mirë që ideja për bashkim ka lindur nga mbarë Kombi, prandaj edhe në kontaktet më perfaqesuesit e Europes bisedohet edhe për ketë çeshtje.

Shkëputur nga Libri “Pavaresia dhe Demokracia,” ORA, 1991.