Presidenti Rugova nuk është legjendë, as rugovizmi, ashtu siç nuk janë legjendë as makthet e kundërshtarëve të tyre

17.04.2017 12:12:05

Jarani i Kadri Veselit vazhdon serinë e emisioneve tallava kundër LDK-së , në vazhdën e emisioneve të tilla që është duke i bërë në vazhdimësi dhe sa herë që i duhet estabilishmentit politik të PDK dhe të qarqeve të tjera kundërshqiptare.

Nga Rexhep Kastrati

Mirëpo, edhe ky emision, sikurse të tjerët shquhen për një nivel të ulët profesional, e  nët cilin, si zakonisht, elementi më i theksuar është muzika e tipit të filmave horror që pretendon të rrisë dramacitetin e emisionit. Hiq muzikën e fimave horror, emisioni si i tillë, nuk e fshehu fare faktin se ishte bërë jo për të trajtuar personalitetin real, njerëzor, politik, intelektual e kombëtar të presidentit Rugova, as filozofinë e tij politike, por për të goditur LDK-në, sa herë që ka momente të rëndësishme për vendin, siç është çështja e demarkacionit, e funksionalizimit të Gjykatës speciale, të ushtrisë etj. Dhe sikurse emisionet e tjera është me shumë dështime të suksshme pikërisht në qëllimet e saj kryesore.

Përpjekja për të kthyer në legjendë personalitetin intelektual, politik dhe kombëtar të presidentin Rugova si mënyrë për ta devalvuar atë

Dhe dështimi i parë i suksesshëm i jaranit të Kadri Veselit ka të bëjë pikërisht me trajtimin e personalitetit politik, pranimit masiv dhe në shifra thuajse absolute i presidentit Rugova nga populli gjatë tërë kohës sa ishte gjallë, dhe me rritjen gjithnjë e më shumë të rëndësisë politike, shtetërore, kombëtare të rolit të tij në porcesin liri, pavarësi, demokraci. Edhe pse u mundua ta paraqitej si mitik, apo edhe në nivelin tribal autoriteti, pranimi dhe respekti popullor për presidentin Rugova, megjithatë, nuk arriti ta bëjë këtë, sepse ai me asgjë nuk ka të bëjë as me mitiken, as me tribalizimin,por është e kundërta e tyre. Presidenti Rugova, siç e tha edhe Milazim Krasniqi, ka qenë një intelektual vizionar që ka qenë në gjendje të parashikojë situata dhe procese, dhe është pikërisht ky vizionaritet që ka ndihmuar atë të jetë ai që ka qenë. Presidenti Rugova nuk ka qenë një aventurier që do të hynte në aventura të tilla tragjike për popullin e tij, por një personalitet i përgjegjshëm që kishte për qëllim të ruante jetë njerëzish. Presidenti Rugova, në çdo hap që ka ndërmarrë, në çdo lëvizje politike që ka bërë dhe në çdo deklaratë që ka dhënë ka qenë i përgjegjshëm, ka qenë i matur dhe ka pasur parasysh të gjithë faktorët ndihmues dhe pengues. Nuk ka vepruar në bazë të ritmit të çiftelive, por atë ritëm e ka futur në kornizat e një racionaliteti filozofik, politik e historik; nuk ka vepruar në bazë të logjikës së turmave, por vullnetin kolektiv e ka bërë bazë për angazhime racionale, institucionale dhe praktike në procesin liri, pavarësi, demokraci; nuk ka vepruar sipas logjikës së diskontinuitetit, të dallimeve deri në të kundërtat me qytetërimin perëndimor, por ka gjetur se veçantitë etno-psikologjike, socio-kulturore, socio-historike dhe kombëtare të shqiptarëve janë pjesë e qytetërimit perëndimor; nuk ka vepruar sipas logjikës së polaritetit dhe përçarjes politike dhe kombëtare, por ka vepruar në bazë të logjikës së përbashkimit, të afrimit dhe të eliminimit të arsyeve emocionale, idologjike dhe historike të përçarjeve kombëtare, sepse për të bashkimi bënte fuqinë, sepse forca më e madhe ishte pikërisht bashkimi. Dhe këtë e qasje e ka pasur si në raportet e brendshme, ashtu edhe në ato ndërkombëtare, dhe në këtë mënyrë ka arritur që të bëjë edhe aleatët hostorikë të Serbisë të shohin me pozitivitet, me mirëkuptim dhe të mbështesnin koncpetet filozofike, politike e kombëtare të presidentit Rugova. Dhe këto janë vetëm disa të veçorive që presdientin Rugova nuk e shpërfaqin si personalitet mitik, por si një personalitet real, një personalitet që ka jetuar dhe vepruar në përputhje me koncpetet e këtilla, ka jetuar si një tokësor dhe vdekëtar, por që pavdekësinë e ka fituar pikërisht për të gjitha këto, sepse këto koncepte nuk janë koncepte të vdekshme, sepse këto koncepte nuk janë të përkohshme as të njëkohshme, por janë koncepte të përjetshme dhe të gjithlkohshme. Dhe është pikërisht karakteri i përjetshëm dhe i gjithëkohshëm i këtyre koncepteve që e kanë bërë të pranueshëm, të dashur dhe të pëlqyeshëm për popullin. Dhe kjo pranueshmëri, kjo dashur dhe ky pëlqim masiv i popullit për presidentin Rugova është shumë herë më i madh sesa që reflektohet në vota, apo edhe në forma të tjera të shpërfaqjes publike.

Përpjekja për të mohuar ekzistimin e filozfisë politike të presidentit Rugova

Dështimi i dytë i sukseshëm i jaranit të Kadri Veselit ka të bëjë me trajtimin e filozofisë politike të presidentit Rugova, sepse edhe pse synoi që të përcillte mesazhin se nuk ka filozofi të tillë, megjithatë nuk arriti fare të dëshmojë të kundërtën. Edhe pse kishte një panel njerëzish që filozofinë politike të presidentit Rugova nuk e kuptonin, ose nuk donin ta shprehnin si duhet, megjithatë ndërmjet rreshtave  dhe ndërmjet tërësive tekstore që shpërfaqnin të intervistuarit ishte e qartë se ishte dështuar për të thënë se rugovizmi si filozofi politike nuk ekziston. E vërteta është se filozofia politike e presidentit Rugova është reale, është e plotë dhe është e konfirmuar në vazhdimësi. Dhe filozofia politike e presidnetit Rugova nuk mund të kuptohet nga ata që nuk kanë lexuar veprat e tij në fushë të studimeve letrare, dhe që nuk kanë parasysh historinë e formimit të tij intelektual dhe të filozofisë së tij për lirinë e individit dhe të kolektivit. E nëse kihen parasyhs këto të dyja, atëherë do të jetë shumë e qartë se anagzhimi politik i presidnetit Rugova, konceptet e tij që i përmenda edhe më lartë, nuk janë kushtëzuar nga konteksti socio-historik, por kanë gjetur dhe janë përputhur me këtë kontekst. Presidenti Rugova qysh më 28 nëntor 1968, pra në vlugun e zhvillimeve dinamike të kohës shkruante: “O, po si të mos e ndjejmë këtë Ditë që është njëra ndër ditët më të bardha, ndër ditët më të kuqe të historisë sonë të vrullshme plot e përplot shtrëngata e pak më pak me bardhësi të këndshme.Edhe në këtë tokë të lavdishme janë djegur shpirtrat për liri dhe pavarësi, ende digjen dhe prore do të digjen, gjersa të ndrisë ajo drita flakëruese madhështore, që ngre peshë gjakun e nje trungu në çdo stinë të kohës.”. Pra, që këtu duhet kërkuar zanafillën e koncepteve bazë të filozofisë politike të presidentit Rugoa për liri e pavarësi. Pra, dy dekada më herët sesa ato t’i shpërfaqë nëpërmjet intervistave, deklaratave dhe qëndirmeve të ndryshme. Por jo vetëm kaq: vetëm pak vite më vonë, pra më 1970, do të formohet një lëvizje kulturore “Vox” që do të afirmojë orientimin e shkencës, kulturës dhe shoqërisë kah vlerat perëndimore. Pra, koncpetet bazë: liria, pavarësia, demokracia kanë zënë fill qysh herët, qysh në fillimet e anagzhimeve të tij shkencore e kulturore të presidentit Rugova, të cilave do t’u ndihmojë shumë specializimi te semiologu Rolan Bart, njohja e thellë e filozofisë së lirisë, barazisë dhe vëllazërisë, e që u bë bazë e filozfisë racionaliste franceze që kish filluar me Rëne Dekartin. Angazhimet e tij në reviste të tilla si “Dituria”, “Gjurmime albanologjike” etj., si dhe puna shkencore në Institutin Albanlogjik, e profilizuan, e formësuan dhe e përmbyllën formimin e tij, formimin e filozifisë së tij politike, e cila do të shpërfaqet në forma intelektualiste edhe në raportin e individit dhe të shoqërisë me shtetin, me totalitarizmin dhe me vetë lirinë si të tillë, por gjithnjë në kuptimin filozofik, intelektual dhe shkencor. Vepra të tilla si “Strategjia e kuptimit”, e sidomos “Vepra e Bogdanit”, do të shpërfaqin semantizimin e filozofisë së jetës, filzofisë lirisë, filozofinë e humanizmit dhe të përkatësisë perëndimore të kombit shqiptar, gjithnjë në nivelin e poetikës, kritikës dhe të semantikës letrare, intelektuale dhe shkencore. Do të jetë libri i fundit i tij para se të futej në politikë, “Refuzimi estetik”, që do të shpërfaqë dhe të sintetizojë konceptet bazë të filozofisë së tij jetësore dhe politike, e që do të botohet më 1987. Në këtë mënyrë do të përmbyllet faza intelektualiste e formësimit dhe e shpërfaqjes së filozofisë politike të presidentit Rugova, dhe do të hapet faza tjetër, faza e sendërtimit praktik të kësaj filozofie. Dhe faza praktike e sendërtimit të filozofisë politike të presidentit Rugova shpërfaqi pikërisht racionalizimin politik si sintetizim i filozofisë racionale të popullit shqiptar me filozofinë racionale perëndimore; shndërrimin e popullit shqiptar nga një turmë politike që frymëzohej dhe manipulohej me koncepte tribale, emocionale dhe parapolitike, në popull politik që bazohet në një filozofi politike, në një sistem politik që institucionalizoi veprimtarinë dhe përgjegjësinë për atë veprimtarinë, që sintetizoi antikën me modernen, kombëtaren me universalen, dhe ia trupëzoi me humanizmin terezian. Natyrisht se për ta kuptuar filozofinë politike të presidentit Rugova duhet pasur parasysh edhe dy libra: Pavrësia dhe Demokracia, që e është një përmbedhje intervistash dhe artikujsh, si dhe librin tjetër “Çështja e Kosovës”, e që është një libër-intervistë me presidentin Rugova. Dhe kur të kihen parasysh të gjitha këto, atëherë do të kuptohet qartë se filozofia politike e presidentit Rugova, e përmbledhur në tri koncepte bazë: liri, pavarësi, demokraci del përtej kuptimeve konvencionale, skematike dhe të deformuara nga keqdashësit, por edhe nga ata që lidhje nuk kanë me filozofinë politike të tij.  Siç e kam thënë shumë herë dhe vazhdimisht, konceptet liri, pavarësi, demokraci nuk mund të thjeshtësohen në çlirim, në pavarësi të Kosovës, as në krijimin e disa partive politike dhe të sistemit shumëpartiak, por në kuptimin e tyre filozofik, në kuptimin e lirisë individale dhe kolektive, në pavarësinë si koncept dhe formë e shpërfaqjes së lirisë individuale dhe demokracinë si formë dhe prcedurë e realizimit të lirisë dhe të pavarësisë. Liria, sipas filozofisë politike të presidentit Rugova është liria për të jetuar i lirë, për të pasur mendimet e tij, pikëpamjet e tij, shprehjen e lirë të këtyre mendimeve dhe pikëpamjeve, që të ketë lirinë dhe mundësin të realizojë edhe zgjedhjen që do, por edhe lirinë përcaktimin personal dhe kolektiv; pavarësia është forma dhe procedura për të realizuar lirinë dhe për të përcaktuar veten si individ dhe si kolektiv për mënyrën dhe nivelet e realizimit të lirisë, duke mos përjashtuar asnjë formë dhe mënyrë që nga përcaktimi personal, grupor, kategorial, politik, shoqëror, institucional, juridik, ligjor, që nga pavarësia shtetërore e Kosovës e deri te bashkimi kombëtar dhe bashkimi me institucione të ndryshme ndërkombëtare; demokracia, ndërkaq, në përputhje me të gjitha këto, dhe në përputhje me filozofinë politike të lirisë, ka mëtuar të arrijë pikërisht të kundërtën e totalitarizmit, të kundërtën e jolirisë, të kundërtën e anarkisë, të kundërtën e tribalizmit dhe të parapolitikës. Në këtë kontekst, funksionimi institucional, është vetëm ana formale e funskionimit të demokracisë që nënkupton dhe përfshin të gjitha format e lirisë dhe të pavarësisë, gjithnjë në bazë të parimeve filozofike të lirisë, të shpërfaqur edhe nga Gjon Loku: liria ime përfundon aty ku fillon liria e tjetrit, dhe në përputhje me procedurat e përcaktuara dhe institucionet e përcaktuara për të  shpërfaqur vullnetet individuale dhe kolektive. Dhe të gjitha këto, janë përtej një thjeshtësimi, skematizimi apo deformimi nga dashakeqësia apo nga moskuptimi dhe keqkuptimi i tyre, dhe si të tilla janë të përjetshme dhe të gjithëkohshme, epse jo edhe universale. 

Përpjekja për të paraqitur rugovizmin si të kundërt me rezistencën e armatosur si mënyrë për të fshehur karakterin kundërkombëtar të atyre që e luftuan edhe me armë

Dështimi i tretë i sukseshëmi jaranit të Kadri Veselit ka të bëjë me përpjekjet për të paraqitur rugovizmin si pacifiste, si të kundërt me angazhimet luftarake për çlirim. Është kështu për faktin se duke filluar nga hymni, këto përpjekje bien poshtë, sepse “Kur ka ra kushtimi n’Kosovë”, është një hymn që i është bërë luftës për liri dhe pavarësi, gjatë viteve 1910, 1911, 1912, e që e sollën pavarësinë e shtetit shqiptar, e që është hymn që i është bërë luftës që pjesë të vilajetit të Kosovës kanë bërë për pavarësi. Dhe që këtu nis kuptimi i filozofisë politike të presidentit Rugova, edhe në këtë aspekt. Dhe kutpimi vazhdon me të kuptuarit e faktit se shndërrimi i popullit shqiptar nga një trumë politike në popull politik, nënkuptonte dhe do të thoshte institucionalizim i angazhimeve për liri, pavarësi e demokraci, pra institucionalizim të këtij procesi. E institucionalizimi i procesit liri, pavarësi, demokraci, nënkuptonte dhe përfshinte edhe institucionalizimin e formës së rezistencës së aramatosur ndaj pushtimit. Dhe presidenti Rugova kishte bërë pikërsht këtë: kishte vënë bazat e strukrurave të mbrojtjes dhe të sigurisë dhe kishte përfshrië në sistemin e ndërtimit të shtetit edhe rezistencën e armatosur. Natyrisht, forma e armatosur ishte proprcionale me mudësitë dhe me rethanat e përgjitshme në të cilat ishin shqiptarët dhe Kosova. Presidenti Rugova vazhdimisht ka thënë dhe e ka përsëritur: djema ruani hekurat; mbroni pragjet e shtëpive!. Dhe këto i ka thënë edhe për të pasur kujdes se spiunët, rekrutët shqiptarë të agjenturave kundërshqiptare mund t’i merrnin më qafë, ashtu siç i morën më qafë Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhën, Hakif Zejnullahun, Afrim Maliqin, Hyzri Tallën, Ilir Durmishin, Adem Jasharin me familje dhe shumë personalitete të tjera të luftës dhe të paqes në Kosovë. Së këndejmi, filozofia politike e presidentit Rugova jo që nuk binte ndesh me rezistencën e armatosur, por edhe e kishte përfshirë atë. Kurse përpjekja për ta paraqitur si të kundërt, në fakt, bëhet për të rrënuar këtë filozofi, për të fshehur faktin se ata që i përmenda më lartë, janë vrarë tradhtisht pikërisht për të shkëputur ndërlidhjen e tyre me institucionet e Kosovës, përkatësisht me presidentin Rugova, dhe për t’i hapur rrugë spiunëve të agjenturave të ndryshme kundërshqiptare, ashtu edhe siç kanë dalë dhe po dalin çdo ditë, e që dolën për të ndarë Kosovën mbi baza etnike, si bazë për ndryshime të kufijve në rajon.

Përpjekja për të imponuar shkëputjen e personalitetit të presidentit Rugova nga LDK si mënyrë për të shkëputur nga kontributi historik dhe aktual i tyre për procesin liri, pavarësi e dmokraci

Dështimi i katërt i suksesshëm i jaranit të  Kadri Veseit është përpjekja për ta shkëputur filozofinë politike të presidentit Rugova nga LDK. Është kështu për faktin se LDK dhe filozofia politike e presidentit Rugova janë të pandashme, edhe për faktin se ato kanë hapëruar bashkë, por edhe për faktin se filozofia politike e presidentit Rugova nuk ka përfunduar së realizuari dhe se është pikërisht LDK ajo që është e thirrur që ta çojë të tutje. Të kërkosh nga LDK të mos thirret në rugovizëm, do të thotë të kërkosh nga ajo që të shpërfaqet si një parti tjetër, si një parti që nuk ka lidhe me historinë e saj. Dhe kjo po kërkohet nga LDK, ndërkohë që parti të kundërta dhe që e kanë luftuar edhe me armë rugovizmin, siç është AAK, mëtojnë ta identifikojnë veten me presdientin Rugova dhe me filozofinë e tij politike. Po ashtu, kërkohet nga LDK të mos thirret në rugovizëm ndërkohë që edhe Hashim Thaçi ka lëpirë gjithë ato që ka thënë për të dhe shkon e kërkon energji te varri i tij. Pra, sipas kësaj logjike i bie: LDK të heqë dorë nga rugovizmi, e t’ua lërë Ramushit, Hashimit, Kadri Veselit etj. Nayrisht duhet të jetë njeriu tepër injorant, tepër idiot që ta thotë këtë.

Po pse po kërkohet nga LDK që të heqë dorë nga rugovizmi?

E para që duhet të thuhet ka të bëjë me faktin se rugovizmi gjithnjë e më shumë po dëshmohet si filozofia më e plotë politike kombëtare që ka parashikuar të gjitha fazat e realizimit të saj dhe në vazhdimësi, e që po e rikthen nevojën për të rifunksionalizuar atë në kapacitetet e plota të saj. E dyta që duhet të thuhet, ka të bëjë me faktin se sa më shumë që po dëshmohet se filozofia politike e presidentit Rugova është filozofia politike kombëtare më e plotë, aq më shumë po kuptohet se gjithë ata që janë anagzhuar kundër saj, kundër presdientit Rugova dhe kundër LDK-së përfaqësojnë pjesën destruktive dhe kundërkombëtare. Ndërmjet këtyre dyjave, po del e vërteta se të gjithë ata që u thirrën dhe po thirren në emër të UÇK-së dhe të luftës, në fakt e kanë monopolizuar, e kanë keqpërdorur dhe e kanë komprometuar atë për interesa kundërshqiptare. Në anën tjetër, kërkesa që LDK të heqë dorë nga filozofia politike e presidentit Rugova, e që bashkë me kërkesën që të mos i përmendë vrasjet politike, mëton të manipulojë opinionin, sidomos mbështetësit e saj, t’i dekurajojë ata dhe të shkëputin mbështetjen ndaj kësaj partie, e që e përkthyer në zgjedhje, do të thotë që të mos mund të fitojë zgjedhjet dhe të rikonfirmohet parti e parë e Kosovës. Në kushtet kur ka një gjakim deri në përvëlim politik që të rrëzohet Qeveria që drejton LDK dhe kryeministri Mustafa, dhe në kushtet kur në këtë aspekt kanë dalë hapur Serbia, Rusia dhe aleatët e tyre, në kushtet kur pritet funksionalizimi i Gjykatës speciale qo dë mund të hedhë dritë edhe mbi vrasjet politike, por edhe kur do të dalin tradhtitë që komandantët i kanë bërë njëri-tjetrit, është e qartë se pse është zgjedhur pikërisht kjo kohë që të dalin kërkesa të tilla idiote dhe marrëzira të tilla. Pra, në kohën kur pritet që të hedhet dritë mbi vrasjet politike, kërkohet që LDK të mos i përmendë ato; në kohën kur po dalin angazhimet kundërkombëtare të atyre që e luftuan edhe me armë presidentin Rugova dhe LDK-në, kërkohet që LDK të heqë dorë nga rugovizmi.

Krejt në fund duhet thënë se një emision i projektuar për të devalvuar presidentin Rugova, për të mohuar filozofinë e tij politike dhe për të përçarë rugovistët dhe mbsëhtetësit e LDK-së dhe të filozofisë politike të presidentit Rugova, u kthye në të kundërtën e qëllimeve të tij, sepse dëshmoi makthet që kanë nga hija dhe filozofia e presidentit Rugova, nga rëndësia dhe roli historik dhe aktual që kanë pasur dhe kanë për Kosovën dhe për kombin shqiptar, nga rikthimi i fuqishëm i LDK-së në skenën politike pas një qeverisjeje me sfida, me pengesa dhe me obsttruksione, por më të sukseshme dhe ndryshe nga të tjerat, nga funksionalizimi i Gjykatës speciale dhe nga proceset pozitive në vend dhe në aleancë me aleatët tanë strategjikë.