Presidenti serb Vuçiç shtrohet në spital

16.11.2019 13:20:54

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shtruar në spital për shkak të problemeve me zemrën.

Një zyrtar i qeverisë bën me dije se gjendja e tij është stabilizuar. Më tej thuhet se presidenti Vuçiç ndodhet nën kujdesin e ekipit të qendrës mjekësore ushtarake në Beograd.

Vuçiç, 49 vjeç, u pranua në një spital ushtarak në Beograd për shkak të problemeve kardiovaskulare të Premten, thuhet në një deklaratë nga zyra e tij.

Vuçiç u bë kryeministër i Serbisë në vitin 2014 dhe u zgjodh president në 2017. Megjithëse roli presidencial është ceremonial, ai mban kontrollin politik si kryetar i Partisë Progresive Serbe, e cila ka qenë në pushtet që nga 2012.