Presidenti Thaçi bën homazhe pranë arkivolit të zëvendësministrit Daci

27.01.2019 13:02:59

Homazhe pranë arkivolit të zëvendësministrit Arian Dacit ka bërë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti ka ngushëlluar babanë e zëvendësministrit të ndjerë, akademik Nexhat Dacin.

Më pas, Thaçi është nënshkruar në librin e zisë.

Arkivoli me trupin e pajetë të zëvendësministrit të ndjerë Ariand Daci, është vendosur në hollin e Kuvendit të Kosovës, ku qytetarë të shumtë dhe udhëheqës institucionesh e personalitete të ndryshme publike po bëjnë homazhe.

Të pranishëm janë babai i Arianit, Nexhat Daci dhe familjarët e tjerë të tij.

Gjatë ditës së sotme nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, mbahet mbledhja komemorative nga ora 12:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ndërsa në ora 13:00 zhvillohet ceremonia e varrimit në varrezat e qytetit të Prishtinës – Lagjja Arbëria.