Presidenti Thaçi dekoron me medaljen presidenciale deputetët e Pavarësisë

Presidenti Thaçi dekoron me medaljen presidenciale deputetët e Pavarësisë

16.02.2018 23:13:50

Presidenti Thaçi dekorojë me Medaljen Presidenciale në 10-vjetorin e Pavarësisë të gjithë deputet që votuan dhe nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bazuar në kompetencat e tij ligjore dhe kushtetuese, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale në 10-vjetorin e Pavarësisë të gjithë deputetët që më 17 shkurt 2008, votuan dhe nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës.

Gjatë ditës, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me Medalje Presidenciale në 10-të Vjetorin e Pavarësisë personalitete kombëtare dhe ndërkombëtare, organizata vendore dhe ndërkombëtare.