Presidenti Thaçi mandaton Ramush Haradinajn për formimin e Qeverisë (Foto)

07.09.2017 16:12:13

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një dekreti ka caktuar Ramush Haradinaj mandatar për formimin e Qeverisë  së re.

Këtë njoftim Thaçi e ka dhënë përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”

“Sapo pranova propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë. Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar z. Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion”, ka shkruar Thaçi.

21314868_1620088731394813_3317036224183527395_n21430120_1620088734728146_373248444180698029_n