Presidenti Thaçi priti eurodeputeten Lunaçek

10.11.2016 17:52:56

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim edhe eurodeputeten Ulrike Lunaçek.

Sipas një njoftimi nga Presidenca me eurodeputeten Lunaçek, presidenti Thaçi ka biseduar për procesin integrues të Kosovës.

“Bashkimi Evropian mbetet destinacioni i vetëm i Kosovës. Ne mbesim të përkushtuar në reformat e përgjithshme për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik. Por, edhe BE-ja të mos vonohet me Kosovën dhe rajonin”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi dhe eurodeputetja Lunaçek kanë biseduar edhe për rëndësinë e ndërtimit të partneritetit dhe bashkëpunimit reciprok ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.