Presidenti Thaçi takoi Ministrin e Jashtëm të Bangladeshit, Shahriar Alam

19.02.2018 14:35:43
Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Bangladeshit, Shahriar Alam.

Kreu i shtetit i shprehu falënderimin ministrit Alam për pjesëmarrje në festimet e dhjetëvjetorit të pavarësisë, derisa kërkoi që bashkëpunimi ndërmjet të të dyja vendeve të thellohet edhe më shumë.

Ministri Alam ka siguruar presidentin Thaçi se bashkëpunimi ndërmjet Bangladeshit dhe Kosovës do të vazhdojë.

Gjithashtu Thaçi kërkoi mbështetjen e Bangladeshit në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.