Presidenti Thaçi takon shefi e GP të AAK-së Pal Lekajn

20.02.2017 14:06:30
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me kryetarin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekajn, në një nga hotelet e Prishtinës.

Për arsyen e takimit nuk është bërë e ditur, por aktori Çun Lajçi, që ka qenë në takim ka publikuar në rrjetin social Facebook, një fotografi duke shkruar se presidenti vazhdon ta mbaj qëndrimin e njëjtë, se vija kufitare me Malin e Zi është në rregull.

Ky është postimi i Lajçit:

Dhe u takuem pas shumë letrash e kritikash në rrjetet sociale. Ai Brojë, unë Drelaj. Drenicë e Rugovë dhe shqiptarqe u përshëndetëm e folëm. Më shaj tha për Çakorrin. I thashë, unë për atdheun ha m…, por si njeri e shqiptar të respektoj – edhe si President, por Çakorri asht i yni dhe nuk falet.

Mos i beso Isës, as lakmiçarve i thashë, se toka nuk shitet. Në asnji shekull i Malit ZI s’ka qenë.

Pastaj folem pêr Ramushin dhe për letrat “e randa” që i adresova në emnin e tij e të Isës.

Vazhdo e shkruej më tha, se unë i besova komisionit dhe e nënshkrova.

Gabim bane i thashë.

Dhe bamë fotografi e kafën e pagoi Ramushi n’ Francë.

P.S

Unë mbetem Çakorr, Ai President.