Presidenti thotë se rreshtimi i Kosovës përkrah SHBA-së, i natyrshëm

16.02.2019 19:56:49

 Thaçi ka takuar miqtë e Kosovës, Nancy Pelosin dhe Eliot Engel.

Thaçi përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, ka thënë mbështetja e SHBA-së për lirinë dhe pavarësinë tonë ishte jetike.

Tutje, Thaçi thotë se rreshtimi ynë përkrah SHBA-së është krejtësisht i natyrshëm.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj miqtë e Kosovës, Nancy Pelosin dhe Eliot Engel, përkatësisht Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Kryetarin e Komitetit për Politikë të Jashtme të SHBA-së. Mbështetja e tyre dhe e SHBA-së për lirinë dhe pavarësinë tonë ishte jetike. Edhe sot kur gjendemi përballë sfidave të kohës, rreshtimi ynë përkrah SHBA-së është krejtësisht i natyrshëm”, ka shkruar Presidenti.