Presidenti Trump dhe Mbreti Salman hedhin vallen e shpatës (Video)

21.05.2017 15:25:15

Gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me ftesën e Mbretit Salman, ju bashkua edhe një kërcimi tradicional vendas, i cili quhet “kërcimi i shpatës”.

 

Pamjet filmike tërhoqen vëmendjen e mbarë mediave ndërkombëtare, ndërkohë që u shpërndanë me shpejtësi edhe në mediat sociale, duke rrëmbyer miliona klikime.

Në gjuhën tradicionale, vallja e shpatës quhet ardah. Ajo formohet nga dy rreshta me burra të pozicionuar përballë njëri-tjetrit, dhe shoqërohet nga daullet si dhe poezitë.

Ky kërcim tradicional e ka origjinën nga një tribu arabe dhe performohej vetëm nga burrat përpara se këta të fundit të niseshin në luftë.

Pas kërcimit, si Presidenti Trump, ashtu edhe Zonja e Parë, Melania Trump, e cilësuan të bukur kërcnim, ndërsa ngjarja krijoi një atmosferë gazmore edhe në rradhët e të pranishmëve.