Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogani në vizitë në SHBA për të bindur Trumpin për kurdët dhe Gulenin

14.05.2017 22:05:25

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do të takohet të martën për herë të parë në Washington me homologun amerikan Donald Trump, me shpresën për t’iu bashkuar kauzës së tij në lidhje me disa çështje e për të rinisur një frymë të re të marrëdhënieve të tendosura prej disa muajsh.

Raportet mes Turqisë dhe SHBA-ve u përkeqësuan në fund të presidencës së Barack Obamas, kur të dy vendet kishin qasje të kundërta mbi disa tema, përfshirë ato në lidhje me milicët kurdë të Sirisë, YPG, apo ekstradimin e predikuesit Fethullah Gulen.

Analistët parashikojnë se do të jetë e vështirë për Erdogan për të bindur Trumpin për këto çështje.