Presioni i diplomatëve, shtyri Kryesinë e Kuvendit të mblidhet sonte në orën 21

28.09.2017 13:58:41

Ambasadori amerikan Greg Delawie thotë se pajtohet me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, e cila bëri kritika të ashpra në adresë të Kuvendit për mosfunksionimin e tij edhe pas konstituimit.

Ambasadori Delawie është i një mendje me shefen e zyrës së BE-së se Kuvendi duhet të nisë punën sa më shpejtë që është e mundur.

“Pajtohem me Natalya Apostolova që Kuvendi duhet të nisë punën sa më shpejtë që është e mundur dhe t’u shërbejë qytetarëve. Probleme serioze duhet të zgjidhën tani”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Apostolava tha se është tejet e shqetësuar për mosfunksionimin e Kuvendit dhe mosbajtjen e asnjë mbledhjeje të kryesisë, duke shtuar se nuk është arsyetim fakti që akoma nuk janë kompletuar komisionet me kryetarë dhe anëtarë, sepse, sipas saj, kjo është dashur të kryhej deri më tani.

E këto shqetësime duket se e kanë shtyrë Kryesinë e Kuvendit të veprojë. Kryesia do të mblidhet sonteën 21:00, gjë që nuk është fort e zakonshme të mbahet në këtë orë.