Preveza, qyteti ku ende flitet shqipja (Video)

Preveza, qyteti ku ende flitet shqipja (Video)

08.04.2017 22:21:32

Shumica e njohin me emrin Çamëri, por në fakt identiteti i lashtë është Thesprotia apo toka e thesprotëve ilirë. Termi Epir nuk ekzistonte. Ai lindi kohë më pas nga banorët grekë të ishujve të cilët kështu e quanin tokën përball tyre.

Këtu mbështillet gjithçka: legjendat e moteve, të betejave, të mrekullive natyrore e të ullishteve që i japin gjelbërim të përhershëm.

Mes tyre ngrihen ende shtëpitë bosh, të heshtura, të mëdha e me dritare të errëta. Dikur edhe pas tyre kishte zëra, kishte gjyshër, nëna, baballarë, fëmijë. Jetohej dhe pse jeta u kërkua të shuhet me një dhunë thuajse të pabesueshme.

Ky është dokumentar nga Preveza që sjell historinë e dikurshme të këtij qyteti, ashtu siç sjell edhe realitetin e sotëm që ruan me vështirësi gjurmët e banorëve shqiptarë.

Si ruhet ende shqipja në Prevezë sot në Greqi? Traditat dhe trashëgimia që mban ende gjallë rrënjët e banorëve autoktonë të mbetur?

Shikojeni dokumentarin e përgatitur nga gazetari, Marin Mema. Top Channel/