Prezantohet “Bike Computer” GPS aplikacioni i parë për çiklistët në Maqedoni

07.10.2016 10:53:49

Kompania softuerike maqedonase “Venikom” zhvillon GPS aplikacionin e parë “Bike Copmuter” i dedikuar për çiklistët profesional dhe zbavitës.

“Bike Computer” mund të shkarkohet në Android dhe iPhone i cili ofron siguri dhe funksione të shumta pa pagesë të cilat vlerësohen si risi nga aplikacionet tjera: lidhja me monitorin heart-rate, senzorë për shpejtësi dhe fuqi.

Opsioni “Keep me safe” është i dizajnuar të ju ofrojë siguri më të madhe çiklistëve në shtegjet e gjata, mund të detektojë rënien e çiklistit dhe tu dërgojë mesazh SMS për incidentin, kontakteve të zgjedhura na çiklisti.

Për testimin dhe krijimin e aplikacionit ekipi i “Venikom” bashkëpunon me kampionin e dhjetëfisht të Maqedonisë në çiklizëm dhe nënkampionin e ballkanit Jozhe Jovanov.

“Me ekipin e “Venikom” kemi takime të rregullta që përvojën time 10 vjeçare ta ndaj dhe tju ndihmojë që ta bëjmë aplikacoinin “Bike Computer” më të mirë.