Prindërit shkojnë të shikojnë fëmijët e tyre duke luajtur futboll, por rrahen brutalisht

16.01.2017 21:15:43

Babai i një futbollisti adoleshent përfundoi në spital pas sherrit me babanë e një futbollisti kundërshtar të djalit të tij.

Ngjarja, e ndodhur në Gran Canaria, Spanjë, nisi pas një debati midis të dyve gjatë fillimit të pjesës së dytë të ndeshjes kur rezultati ishte 1-1.

Babai që përfundoi në spital, tentoi të godiste me kokë personin tjetër dhe ky i fundit iu kthye duke e goditur me grushta.

Ai u la i gjakosur dhe me një lëndim në sy që kërkonte ndihmën mjekësore, transmeton tema.

E gjithë ngjarja është filmuar dhe më pas edhe është shpërndarë në internet.