Prishtina humb një milon e gjysëm euro nga Projekti “Demos”

10.11.2016 15:11:57

Projekti për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave – (DEMOS) është në ballë të fushës së Qeverisjes Demokratike dhe Decentralizimit në Strategjinë për Bashkëpunim 2013-2016 të Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim me Republikën e Kosovës.

DEMOS-i përkrah komunat në arritjen e përmirësimeve të dukshme dhe të prekshme në ofrimin e shërbimeve të tyre për qytetarët nëpërmjet linjave të mëposhtme të ndërhyrjes:

  • Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve publike në fushën e hapësirave publike, trafikut komunal dhe menaxhimit të mbeturinave;
  • Përmirësimi i menaxhimit financiar dhe transparencës;
  • Përmirësimi i demokratizimit të pushtetit lokal dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje;
  • Kontribuimi drejt një kornize të përmirësuar dhe më të harmonizuar të politikave për qeverisjen lokale.

Në vitin 2016, Komuna e Prishtinës nuk ka fituar asnjë pjesë të grantit të performancës, për shkak të mospërmbushjes së kritereve minimale të vendosura nga projekti zviceran DEMOS. Kriteret ndërlidhen me te dhëna si opinionet e auditorit të përgjithshëm, shkallën minimale të inkasimit të tatimit në pronë, realizimin e projekteve paraprake, pagesën e tarifës për anëtarësimin në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK), masat e caktuara kundër korrupsionit, dhe raportimin e saktë të të dhënave në Sistemin për Menaxhimin e Performancës Komunale.

Sipas Raportit të Performancës së komunave për vitin 2015, të publikuar nga MAPL, Komuna e Prishtinës kategorizohet në grupin e komunave me performancën nën mesatare në ofrimin e shërbimeve në nivel vendi, e që vlerësohet nën 44,79%. Më pas, raporti thekson se 18 komuna kanë treguar performancë mbi mesatarën e vendit janë: Fushë Kosova (71.95%) Graçanica (62.48%), Mitrovica e Jugut (70.61%), Junik ( 68.45%), Shtërpca (68.30%), Gjakova (62.75%) etj. Krahas tyre, 20 komuna (apo më shumë se gjysma) kanë treguar rezultate të dobëta, ndër të cilat edhe Komuna e Prishtinës.

Andaj kryetari i Prishtinës rezulton që nuk ka tregu performancë të mirë në menaxhimin financiar, në menaxhimin e mbeturinave, rregullimin dhe sanimin e hapsirave publike si dhe nuk ka zhvilluar demokracinë lokale . Ky  keqmenaxhim,  buxhetit të Komunës dhe banorëve të Prishitnës i kushton fiks 1.440,000.00 Euro./fokusi.org