Prishtina pa strategji për përballimin e vërshimeve

22.08.2016 23:06:50

Ndryshimet klimatike në botë por edhe në Kosovë janë të dukshme. Reshjet e shiut dhe përmbytjet në rajone janë treguesi më i mirë i kësaj dukurie.

E, edhe në Prishtinë mjafton një ditë reshje të dendura që pothuajse i tërë qyteti të shndërrohet në lumenj.

Adonis Tahiri nga Komunën e Prishtinës thotë se Komuna bënë riparimin dhe ndërrimin e gypave ku është e nevojshme, mirëpo është gabimi i qeverive të kaluara që kanë asfaltuar rrugë dhe nuk kanë rregulluar ose ndërruar rrjetin e kanalizimit.