Prishtina përmbytet, qytetarët fajësojnë komunën

25.10.2017 00:03:44

Mjaftuan dy ditë reshje të shiut që të gjitha rrugët, parkingjet dhe trotuaret e kryeqytetit të mbushën me ujë. E kështu u vështirësia dukshëm lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve.

E kontaktuar nga Tribuna Channel, zëdhënësja e Komunës së Prishtinës Miranda Mullafazliu, ka thënë shkurt, se ekipet përgjegjëse kanë dal në terren dhe se do të dalin me një raport përkitazi me gjendjen e krijuar.
Ajo madje gjendjen aktuale të krijuar e konsideron normale.
Mirëpo, qytetarët shprehen të indinjuar. Ata për kamerën tonë theksojnë se kjo është një situatë e vazhdueshme që po ndodh në Prishtinë çdoherë që ka të reshura, duke bërë fajtor të drejtpërdrejtë organet komunale.

E profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj theksoi se reshjet e shiut do të jenë të dendura edhe ditën e nesërme dhe pritet gjithashtu te ketë edhe reshje dëbore.

Tahirsylaj theksoi se ky sezon dimëror do të jetë në parametrat e vlerave shumëvjeçare mesatare.

Reshjet gjatë stinës së vjeshtës çdo vit shkaktojnë vërshime në pjesë të ndryshme të Kosovës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe bujqësore.