Prishtina zbardhet nga bora, bien temperaturat

28.12.2016 20:53:15

Prishtina sonte është zbardhur nga bora. Reshjet që kanë filluar të jenë më të dendura janë shënuar pas orës 18, ndërsa po vazhdojnë edhe në këto momente.

Reshje të borës sot ka pasur edhe në lokalitete tjera të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Borë pritet të bie edhe nesër, por jo më intensitet të madh.

Temperatura aktuale në Prishtinën shënon -2 gradë celsius, ndërsa nesër minimalja pritet të jetë -6 gradë celsius, kurse maksimalja 1 gradë.